Si të arrini rezultate të shkëlqyera në TOEFL
Në ditët e sotme, zotërimi i gjuhës angleze është bërë një mjet i fuqishëm për rritjen personale dhe profesionale. Pavarësisht nëse jeni një student që ëndërron të studiojë jashtë vendit, një punëkërkues që synon një karrierë ndërkombëtare, ose një turist që eksploron horizonte të reja, rëndësia e përvetësimit te gjuhes angleze nuk mund të mbivlerësohet.
Një nga mënyrat me popullore të testimit të anglishtes është nëpërmjet testit TOEFL (Test of English as a Foreign Language). Ky test i standartizuar perdoret gjeresisht nga çdo universite në botë, korporata, institucione si dhe vende anglisht-folëse si një nga kriteret e pranimit të hyrjes.
Më poshte po ju japim disa keshilla, të bazuara kryesisht në përvojen tonë personale dhe profesionale se si te shkëlqeni ne provimin TOEFL
Njihuni me formatin e provimit.
Gjëja më e mirë që mund të bëni është të kërkoni për teza të ndryshme që gjenden online, në mënyrë që ta kuptoni strukturën e provimit dhe mënyrën sesi ai do të jetë i ndërtuar. TOEFL praktikisht është i ndarë në pjesën e leximit, të shkrimit, të dëgjimit dhe të folurit.
Përdorimi i materialevë të ndryshmë të studimit.
Online gjenden materiale të panumërta më të cilat mundeni të punoni për tu përgatitur për provimin. Në website-in e ETS, e cila është platforma zyrtare, mund të gjeni shumë teste praktike dhe materiale studimore të cilat mund tju ndihmojnë. Në Youtube gjithashtu keni video informuese të njerëzve që e kanë superuar këtë test, ku mund të merrni mësime nga eksperienca e tyre.
Praktikoni anglishten jashtë kohës së studimit të TOEFL.
Nëse synoni rezultate të larta, do të duhet ti dedikoheni plotësisht studimit. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund ta bëni në mënyrë argëtuese. Filma dhe seriale të ndryshme anglisht (pa titra), libra në gjuhën angleze dhe komunikimi anglisht online do të jenë ato që do të bëjnë ndryshimin. Praktika është gjëja më e rëndësishmë, derisa cdo zgjedhim, lakim apo kohë folje tju vijë natyrshëm.
Teste praktike.
Sa më shumë teste praktike të jepni, aq më shumë e kuptoni nivelin ku jeni dhe cfarë mund të përmirësoni. Ditën e provimit do të jeni më të përgatitur dhe mund të jeni të sigurt që e dini se si funksionon gjithcka.
Shkëlqeni në provim!
Përgatitja juaj mbaroi dhe tani mund të shijoni rezultatet e punës tuaj të palodhur.
“Good luck!”